Jasmir Morina

Jasmir Morina lindi në Kamenicë, më 29.8.1978. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje, kurse studimet për inxhinieri i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2008, Jasmir Morina kreu dhe Mastern e ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës.

Jasmir Morina është prozator, poet, piktor dhe eseist.

Me krijimtari letrare ka filluar të merret nga viti 1994.

Deri më tani ka botuar këta libra:

“Bota e zjarrit”, “Rozafa”, Prishtinë, 2016

“Hëna nuk gënjen”, “Rozafa”, Prishtinë, 2017

“Hani i zbrazët”, “Rozafa”, Prishtinë, 2017

“Antihistori”, “Rozafa”, Prishtinë, 2018