Ismet Tahiraj lindi më 1956 në Klinë të Epërme të Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Mitrovicë, ndërsa shkollën e lartë për gazetari në Beograd. Shkruan poezi për fëmijë dhe te rritur, satira etj. që nga shkolla e mesme. Krijimet letrare i ka botuar nëpër gazeta e revista të ndryshme Është bashkëpunëtor i disa emisioneve të radiove në vend dhe jashtë. Është fitues i disa shpërblimeve letrare. Punimet letrare i janë botuar në disa antologji.
Jeton në vendlindje.

Ka botuar këto vepra:

ERË E VENDLINDES, poezi, SHB “Pena”, Prishtinë, 1995.
TUNDIMI, poezi, SHB “Fahri Azliu”, Kastriot, 2011.
NË DRITË QIRIRI, poezi, SHB “Arif Shala” Prishtinë – Kanada, 2014.
TRËNDAFILI YT, poezi, SHB “Arif Shala”, Prishtinë – Kanada, 2015.
KUR BIE SHI, poezi, SHB “Buzuku”, Prishtinë, 2016.
UUUEE KRISTALI, poezi, SHB “Arif Shala“, Prishtinë – Kanada, 2016.
SYTË E BUZËQESHJES, poezi, SHB “Arif Shala”, Prishtinë – Kanada, ____.
SHENJTËRESHA KËMISHËBARDHË, poezi, “Arif Shala”, Prishtinë – Kanada,
2018.
LAPSI MË THA, poezi, SHSHM “Jakup Ceraja”, Mitrovicë, 2018.

 

VASHAT LOJCE

Në lugun e qerosit Zhul
Këndohet kënga
Vashash të harlisura
Poshtë prozhmit të Lajthisë
Ku varej shami thekëkuqe
Mbi belin e tyre
Dhe  buritë  për ujë
Ato të vetmet dinin
Ta shuanin etjen
Dhe zjarrin ta kallnin
Brenda në trup
Fusha gjelbëronte e gjelbëronte
Mbretëri e luleve  ngjyra-ngjyra
Si sfondi i qiellit mbi