Ilam Berisha ka lindur më 9.VIII.1959 në katundin Arbëri të Prizrenit.
Mësimet e para i ka marrë në vendlindje, studimet e gjuhës dhe të letërsisë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Aktualisht është drejtor i shkollës “Xhevat Berisha” të Prizrenit.

Shkruan punime të zhanreve të ndryshme, poezi, tregime, shkrime publicistike e të tjera.

Ka botuar veprat:

  1. Aromë poetike, poezi, SHB “Fidani”, Prizren, 2002
  2. Ditari i luftëtarit, tregime, SHB “Fidani”, Prizren, 2004
  3. Masakra e Tuzsuzit, monografi, SHB “Fidani”, Prizren, 2007
  4. Gëzim Ajgeraj-poet i mallit dhe i krenarisë kombëtare, kritikë, “Fidani”, Prizren, 2013
  5. Gëzim Ajgeraj – një zë origjinal i vlerave letrare (II), kritikë, ”Fidani”, Priyren, 2013
  6. Krimet serbe në lokalitetin e Vërrinit, monografi, “Fidani”, 2015
  7. Kristalet e fjalës, poezi, “Fidani”, Priyren, 2016

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.