Halim Halimi

HALIM HALIMI

Lindi më 22.06.1952, në Zhegër – Selishtë të Karadakut të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në Zhegër, shkollën normale “Skënderbeu” në Gjilan, më 1974, kurse shkollën e lartë, grupi klasor, e kreu në Gjilan, më 1980. Po atë vit kreu edhe provimin profesional.
Gjatë tërë kohës punoi si arsimtar klasor në fshatrat: Stubëll e Epërme, Selishtë, Nasalë dhe Lladovë, duke bërë dyzet e dy vjet punë në arsim.
Me shkrime ka fillua të merret qysh në bankat e shkollës fillore.
Jeton dhe vepron në Zhegër të Gjilanit.

         Ka botuar këto vepra:

         Net të stuhishme, “Iliriku”, Prishtinë, 2000
         Etje e pashuar, “Drita press”, Prishtinë, 2021
         Gjurmët e jetës, “Drita press”, Prishtinë, 2021
         Plagë e pashëruar, libri i katërt

        

FITORE

Krushqit shkuan
Ta marrin nusen
Si në legjendë:

Shumë u flijuan,
Shumë u gjymtuan,
Dasmë madhështore
U bë për këtë vend.

Dasmë madhështore
Për krenari,
Emrin kishte Fitore,
Fitore – Liri!