Gjokë Sokoli

Gjokë Sokoli lindi më 30.03.1951, në fshatin Radoniq të Gjakovës, kurse jeton në fshatin Meje të Gjakovës. Nga shkolla e mesme shkruan poezi, të cilat i ka botuar nëpër revista të ndryshme.
Ka kryer shkollën e lartë pedagogjike, drejtimi histori-gjeografi, pastaj kryen fakultetin juridik dhe magjistron në Universitetin e Prishtinës. Njëzet e pesë vjet ka punuar dispeçer përgjegjës në “KOST” – dega e Prishtinës në Gjakovë.
Është anëtar i LSHK-së, i klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, i Shoqatës së Intelektualëve në Gjakovë, i kryesisë në “Penat e Dushkajës”, anëtar i Shoqatës Bytyçi të Tiranës etj. Merret me krijimin e studimin e zhanreve të ndryshme. Përveç poezisë, merret me mbledhjen e thesarit tonë popullor, me publicistikë dhe kritikë letrare.
Në luftën e fundit si familje përjetuan tragjedi të madhe, iu vranë tre vëllezër, djali i vëllait 17-vjeçar,  djali i axhës profesor – Dëshmor i kombit.

Ka botuar këto vepra:

Këngë shprese, poezi, “Berati”, Prizren, 2000

Fitorja rrjedh nga zemra, ”Artgrafika”, Gjakovë, 2004

Nëpër kohë dhe ngjarje, poezi, “Blini”, BK, Gjakovë, 2005

Shekulli i martirizimit, publicistikë, ”Artgrafika”, Gjakovë, 2008

Atdheu ne peshojë, poezi, “Pjetër Bogdani”, Has – Gjakovë, 2008

Prozë popullore nga Rrafshi i Dukagjinit 1, folklor, Blini BK Gjakovë, 2010

Krimët serbe në Kosovë – Masakra e 14-27 prillit 1999 në Meje dhe Korenicë të Gjakovës, publicistikë

Heshtja flet, poezi, Blini B, Gjakovë, 2015

Panoramë e poetëve të Gjakovës dhe të Tropojës – antologji poetike, Blini B, Gjakovë, 2015

Prozë popullore nga rrafshi i Dukagjinit 2, folklor, Blini B, Gjakovë, 2015

Aspekti juridiko-penal i gjenocidit si vepër penale kundër njerëzimit, studim, Ardi-Graphic, Gjakovë, 2018

Dritë e lëkundur para valëve, poezi, Ardi-Graphic-Gjakovë, 2018

Vargjet janë dashuri, poezi, Ardi-Graphic, Gjakovë, 2018

GJENOCIDI NË ÇAMËRI 1944-1945

Gjenocid i tmerrshëm i paparë
Para syve të Evropës e të Botës
Filluar më 27 qershor 1944
Me dhjetë mijë të vrarë

Me tetë mijë të masakruar në vend
Rreth tre mijë të vdekur maleve
Udhës për në shtetin shqiptar

Të dëbuar nga vatrat e tyre
Rreth pesë mijë
Oj e mjera ti e mjera Çamëri