Gëzim Ajgeraj

Gëzim Ajgeraj lindi më 1967 në Malësinë e Vërrinit. Jeton dhe krijon në Zvicër.
Ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me të gjitha gazetat dhe revistat në gjuhën shqipe. Nga janari i vitit 2004, nxjerr revistën “Metafora” çdo tre muaj. Së fundi, boton edhe revistën “Vërrini” (dy herë në vit).

Veprat e botuara:

“Klithmë malli”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1997
“Ëndrra për parajsë”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1998
“Qiellit po digjem”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1998
“Flakë në plagë”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1998
“Kënga e babait”, poezi për fëmijë, “Apolonia”, Prishtinë, 1998
“Urti popullore të Vërrinit 1” (bashkautor), “Apolonia”, Prishtinë,1998
“Mallëngjimi”, poezi, “Rilindja”, 2000
“Balada e Vërrinit” (poemë), KL “F. S. Noli”, Prizren, 2001
“Rruga e lirisë”, dramë,  “Meshari”, Prishtinë, 2001
“Rruga e lirisë” (intervistë me Zafir Berishën), Asociacioni i Veteranëve të UÇK-së, Prizren, 2002
“Pëllumbat e lirisë”, novelë për fëmijë, “Fidani”, Prizren, 2004
“Ditët e bardha”, novelë për fëmijë, “Fidani”, Prizren, 2004
“Lulëkuqet e Vërrinit”, poezi, “Metafora”, Zvicër, 2005
“Zana në mërgim” (poezi për fëmijë), “Metafora”, Prizren, 2007
“Huqet e Benit” (poezi për fëmijë), “Metafora”, Zvicër, 2007
“Bosi lepurushi”,  fabula, “Metafora”, Zvicër, 2006
Gjëegjëza:  “Metafora”, Zvicër, 2006
“Dita me Tonin” (poemë), “Metafora”, Zvicër, 2006
“Muajt e vitit me Ardin” (poemë), “Metafora”, Zvicër, 2006
“Dallëndyshja në Vërri” (poezi për fëmijë), “Metafora”, Prizren, 2007
“Kroi i qytetit tim” (poezi për fëmijë), “Metafora”, Prizren, 2007
“Masakra e Tuzsuzit”, monografi, (bashkautor), “Metafora”, Prizren, 2007
“Degë e thyer”, poezi, “Metafora”, Prizren, 2007
“Misioni i kriminelit”, roman, Prizren, 2009
“Serboarmatosja”, roman, Prizren, 2012
“Etje në fjalë”, poezi, Prizren, 2013
“Kthimit furtunat m`i bëjnë prita”, poezi, Prizren, 2013
“Nxitoj të kthehem me dritë”, poezi, Prizren, 2013
“Xhevat Berisha – Legjenda e Vërrinit”, monografi, Prizren, 2013
“Bashkimi bën fuqinë”, (poezi për fëmijë), Edicioni i revistës “Fidani”, Prizren, 2013
“Studentët”, roman, “Metafora”, Prizren, 2014
“Arti poetik i Ibrahim Skenderit nën optikën e rivlerësimit”, kritikë letrare, “Metafora”, Prizren, 2014
“Shtigjet e bardha”, Novelë letrare,(Ribotim), “Metafora”, Prizren, 2014
“Të jesh shkrimtar…!1”, Ese letrare, “Metafora”, Prizren, 2014
“Ah, ky art i shkrimit… 2”, ese letrare, “Metafora”, Prizren, 2014
“Arti e “Metafora” 3”, ese letrare, “Metafora”, Prizren, 2014
”Një kafe me miqtë e metaforës”, antologji, “Metafora”, Prizren, 2014
“Në rrjedhën e Drinit”, antologji, “Metafora”, Prizren, 2014
“Çaste alpike”, poezi, “Metafora”, Prizren, 2014
“Piktura në mur”, poezi për fëmijë e të rinj, “Metafora”, Prizren, 2014
“Duhemi sikur…”, lirika dashurie, “Metafora”, Prizren, 2014
“Art “Metafora”, poezi, “Metafora”, Prizren, 2014
“Helmimi”, Roman, “Metafora”, Prizren, 2014
“Metafora e lirisë”, vështrim rreth krijimtarisë së Bedri Halimit, shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, 2014
“Periodiku i kohës për luftën në Vërri e Prizren – 1”, publicistikë, “Metafora”, Prizren, 2014
“Larg pikon malli”, poezi, “Metafora”, Prizren, 2015
“Mbi rima bie shi”, botoi, “Metafora”, Prizren, 2015
“Larg pikon malli”, poezi, “Metafora”, Prizren, 2015
“Pranvera poetike në Vërri”, antologji, “Metafora”, Prizren, 2015
“Metafora” e fjalës”, studime letrare, “Metafora”, Prizren, 2015
“Kukulla Elonë”, poezi për fëmijë, “Metafora”, Prizren, 2015
“Teatri Lona”, poezi për fëmijë, “Metafora”, Prizren, 2016
“Gjemba në fjalë”, poezi për fëmijë e të rinj, “Metafora”, Prizren, 2016
“Rob”, roman, “Metafora”, Prizren, 2016
“Gjashtë picimulët në olipiadë”, përralla për fëmijë, “Metafora”, Prizren, 2016
“Libri është porta e botës”, poezi për fëmijë e të rinj, “Metafora”, Prizren, 2016
“Trëndafilat e pranverave të kuqe”, “Metafora”, Prizren, 2016
“Notesi i poetit mërgimtar”, “Metafora”, Prizren, 2016
“Copëzat e idealzmit”, “Metafora”, Prizren, 2016
“Kësulëkuqja Koni kërkon një shtëpizë” (përralla për fëmijë), “Metafora”, Prizren, 2016
“Ditari i ushtarit të lirisë”, SHKYP, Prizren, 2016
“Fjalë e mall”, “Metafora”, Prizren, 2016
“Publicistika në luftë e në paqe dhe arti poetik i Qazim Thaçit” (monografi përmes shkrimeve autoriale), SHKYP, Prizren, 2016-2017;
“Trenat dhe Toni”, tregime për fëmijë, “Metafora”, Prizren, 2017
“Buka e gjyshes”, tregime për fëmijë, “Metafora”, Prizren, 2017
“Parullat”, “Metafora”, Prizren, 2017
“Giti”, “Metafora”, Prizren, 2017
“Katundi e bon luftën, sheri e ngra bajrakun” (urti popullore e Vërrinit 2), “Metafora”, Prizren, 2017
“Festat dhe ahengjet në këngët e vajzave të Vërrinit” (etnos kulturor), “Metafora”, Prizren, 2017
“Unë po e thej qafën, po shkoj n’darsëm”, tregime popullore vërrinase, “Metafora”, Prizren, 2017
“Plaga e lirisë”, dramë, “Metafora”, Prizren, 2017
“Dhembjet e epokës së kuqe”, dramë, “Metafora”, Prizren, 2017
“Psikologji, ndërgjegjësimi i individit  – vlerë e së ardhmes”, “Metafora”, Prizren, 2017
“Gjuha e Lonës”, poezi për fëmijë, botoi, “Metafora”, Prizren, 2017
“Stinët e udhëve të mia”, tregime, “Metafora”, Prizren, 2018
“Poetët për poetin”, kritikë letrare, “Metafora”, Prizren, 2018
“Anekdota nga Vërrini”, “Metafora”, Prizren, 2018

Është përfaqësuar në shumë antologji dhe leksione me punimet e tij. Deri më tani, ka botuar 113 libra, nga të gjitha zhanret letrare. Janë dhënë shumë vlerësime kritike për veprën e tij.
Është nderuar me çmimin “Shkrimtari më mirë i vitit 2014” nga Drejtoria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit, komuna e Prizrenit, 2014.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i Lidhjes së Shkrimtarëve të Zvicrës (SSV) dhe anëtar i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në Zvicër.