Flori Bruqi lindi më 29.6.1952 në Isniq të Deçanit. Studimet e defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato posdiplomike (magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës – në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe të Sportit. Bashkëpunoi me shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri më tash (“Bota e re” – Prishtinë, ”Rilindja” – Prishtinë, “Danas” – Zagreb, ”Dello” – Lubjanë, ”Dnevnik” – Lubjanë, “Veqer” – Maribor,”Nasha Borba”, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).
Është anëtar i Kryesisë së LSHK.
Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayrit” të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicrës.
Mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe josportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra. Në punimin e magjistraturës nga fusha e kineziologjisë fiziologjike, ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë, duke përdorur kriteret e avancuara të programeve më të avancuara moderne.
Autori ka botuar qindra punime në shtypin e kohës dhe në internet.
Në vitin 2016 është pranuar anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro-Amerikane dhe ka titullin shkencor Prof. Dr. PH. D. Bordi i Akademisë në korrik të vitit të kaluar e ka emëruar drejtor për marrëdhënie me publikun të ASHASHA-së për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Amerikë.

Ka botuar këto vepra:

  1. Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995
  2. Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995
  3. Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996
  4. Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996
  5. Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996
  6. Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997
  7. Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998
  8. Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000
  9. Pallati i Akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, Nju-Jork, 2000
  10. Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002
  11. Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004
  12. Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004
  13. Delikuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004
  14. Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr-it”, libër shkencor, Prishtinë, 2004
  15. Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra(punim magjistrature, Prishtinë 2005)
  16. Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjeruar i botuar në “Floart”, 2005
  17. Si ta njofim internetin, “Flomed”, tetor 2005
  18. Sëmundjet infektive seksuale, “Floart”, tetor 2005
  19. Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, “Flomed”, 2006
  20. Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, “Floart”, janar 2006
  21. Kosova nuk është i berzë e zezë, “Floart”, dhjetor 2005
  22. Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, “Flomed”, 2005
  23. THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006 etj.
  24. DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK(Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), “Flomed”, 2006
  25. Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008
  26. Olimpi shqiptar,”Rugova-Art”,Prishtinë, 2009
  27. Triumfi shqiptar, Rugova-Art”, Prishtinë , 2009
  28. Polemika shqip, Rugova-Art”, Prishtinë, 2009
  29. “Antika greke” – Homeri, Eskili, Sofokliu, Aristofani dhe Aristoteli, “Albemigrant”, 2009
  30. Nëse kam ditur të guxojë, Rugova-Art”, Prishtinë, 2012
  31. Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004, Prishtinë, 2012
  32. Vademecum për dezinfektues të “Borer chemie AG”, Prishtinë, 2013
  33. Vademecum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”, Prishtinë, 2013
  34. Diademë letrare, Rugova-Art”, Prishtinë, 2013
  35. Diademë letrare II,Tiranë, 2014
  36. Atdheu im s’më vret,poezi, Tiranë, 2015
  37. Diademë letrare III,Tiranë, 2015
  38. Vademecun për dezinfektues 1, Prishtinë, 2016
  39. Vademecum për dezinfektues 2, Prishtinë, 2016
  40. Moderniteti në letrat shqipe,Tiranë, 2016
  41. Praktikat e pastrimit dhe dezinfektimit të mjediseve spitalore dhe ambulantore në Kosovë, Prishtinë, 2017
  42. Dëshmi të krimit të pandëshkuar, Prishtinë-Tiranë, 2017

 Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkencore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në periudhën 1974-1982, si dhe mijëra punime në shumë webfaqe interneti (2003-2016).
Nga viti 2005 është editor dhe kryeredaktor përgjegjës i webfaqes elektronike “Agjencioni Floripress”.
Flori Bruqi mban titullin shkencor Prof. Dr. Ph.D dhe është  anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në SHBA.

ÇFARË GJYSHËR JETONIN
NË ISNIQIN E LASHTË…

Në shkofshi ndonjëherë ju nipër në Isniq,
Në shtëpinë e të parëve,
Udhëve të stërlashta do të gjeni gjurmë,
Në gurrat e shumta të Lojzave
Në burime nga malli,
Këpusni një dushk gështenje,
E vini në buzë,
Aty do të shuani etjen për ujë.
Bisedoni me zogjtë e malit,
Seç çfarë gjyshër jetonin në Isniqin e lashtë…
Edhe pse s’dëgjohet më troku i kalit të Isa Boletinit,
Sorrat do të gugatin në blinit plak,
Po, po, kjo është një Legjendë e lashtë…
Edhe pse dyert kanë ngelur si gërdalla,
Me çelës të ndryshkur nga koha,
Shikoni me kujdes gurët e sokakut,
Në çarjet e tyre do të gjeni plagë,
Dhembesh të isniqasve ndër mote…

Më vellon e bardhë të trishtimit të hedhur,
Mbuluar do të jenë tek tuk shtëpitë e gurta,
Nga plakat më gurë të dyerve hijerënda,
Do të pikojnë lotët për gjurmët e humbura…