Flori Bruqi lindi më 29.6.1952 në Isniq të Deçanit. Studimet e defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato posdiplomike (magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës – në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe të Sportit. Bashkëpunoi me shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri më tash (“Bota e re” – Prishtinë, ”Rilindja” – Prishtinë, “Danas” – Zagreb, ”Dello” – Lubjanë, ”Dnevnik” – Lubjanë, “Veqer” – Maribor,”Nasha Borba”, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).
Është anëtar i Kryesisë së LSHK.
Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayrit” të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicrës.
Mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe josportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra. Në punimin e magjistraturës nga fusha e kineziologjisë fiziologjike, ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë, duke përdorur kriteret e avancuara të programeve më të avancuara moderne.
Autori ka botuar qindra punime në shtypin e kohës dhe në internet.
Në vitin 2016 është pranuar anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro-Amerikane dhe ka titullin shkencor Prof. Dr. PH. D. Bordi i Akademisë në korrik të vitit të kaluar e ka emëruar drejtor për marrëdhënie me publikun të ASHASHA-së për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Amerikë.
Ka botuar këto vepra:
- Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995
- Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995
- Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996
- Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996
- Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996
- Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997
- Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998
- Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000
- Pallati i Akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, Nju-Jork, 2000
- Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002
- Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004
- Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004
- Delikuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004
- Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr-it”, libër shkencor, Prishtinë, 2004
- Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra(punim magjistrature, Prishtinë 2005)
- Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjeruar i botuar në “Floart”, 2005
- Si ta njofim internetin, “Flomed”, tetor 2005
- Sëmundjet infektive seksuale, “Floart”, tetor 2005
- Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, “Flomed”, 2006
- Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, “Floart”, janar 2006
- Kosova nuk është i berzë e zezë, “Floart”, dhjetor 2005
- Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, “Flomed”, 2005
- THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006 etj.
- DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK(Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), “Flomed”, 2006
- Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008
- Olimpi shqiptar,”Rugova-Art”,Prishtinë, 2009
- Triumfi shqiptar, “Rugova-Art”, Prishtinë , 2009
- Polemika shqip, “Rugova-Art”, Prishtinë, 2009
- “Antika greke” – Homeri, Eskili, Sofokliu, Aristofani dhe Aristoteli, “Albemigrant”, 2009
- Nëse kam ditur të guxojë, “Rugova-Art”, Prishtinë, 2012
- Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004, Prishtinë, 2012
- Vademecum për dezinfektues të “Borer chemie AG”, Prishtinë, 2013
- Vademecum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”, Prishtinë, 2013
- Diademë letrare, “Rugova-Art”, Prishtinë, 2013
- Diademë letrare II,Tiranë, 2014
- Atdheu im s’më vret,poezi, Tiranë, 2015
- Diademë letrare III,Tiranë, 2015
- Vademecun për dezinfektues 1, Prishtinë, 2016
- Vademecum për dezinfektues 2, Prishtinë, 2016
- Moderniteti në letrat shqipe,Tiranë, 2016
- Praktikat e pastrimit dhe dezinfektimit të mjediseve spitalore dhe ambulantore në Kosovë, Prishtinë, 2017
- Dëshmi të krimit të pandëshkuar, Prishtinë-Tiranë, 2017
Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkencore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në periudhën 1974-1982, si dhe mijëra punime në shumë webfaqe interneti (2003-2016).
Nga viti 2005 është editor dhe kryeredaktor përgjegjës i webfaqes elektronike “Agjencioni Floripress”.
Flori Bruqi mban titullin shkencor Prof. Dr. Ph.D dhe është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në SHBA.
ÇFARË GJYSHËR JETONIN
NË ISNIQIN E LASHTË…
Në shkofshi ndonjëherë ju nipër në Isniq,
Në shtëpinë e të parëve,
Udhëve të stërlashta do të gjeni gjurmë,
Në gurrat e shumta të Lojzave
Në burime nga malli,
Këpusni një dushk gështenje,
E vini në buzë,
Aty do të shuani etjen për ujë.
Bisedoni me zogjtë e malit,
Seç çfarë gjyshër jetonin në Isniqin e lashtë…
Edhe pse s’dëgjohet më troku i kalit të Isa Boletinit,
Sorrat do të gugatin në blinit plak,
Po, po, kjo është një Legjendë e lashtë…
Edhe pse dyert kanë ngelur si gërdalla,
Me çelës të ndryshkur nga koha,
Shikoni me kujdes gurët e sokakut,
Në çarjet e tyre do të gjeni plagë,
Dhembesh të isniqasve ndër mote…
Më vellon e bardhë të trishtimit të hedhur,
Mbuluar do të jenë tek tuk shtëpitë e gurta,
Nga plakat më gurë të dyerve hijerënda,
Do të pikojnë lotët për gjurmët e humbura…