Dr. Femi Cakolli

Femi Cakolli lind më 1.3.1969, në fshatin Krilevë të Kamenicës. Shkollën fillore e mbaroi në Krilevë, ndërsa të mesmen në Kamenicë. Studioi në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti i Filologjisë –  Dega e Letërsisë Shqipe, pastaj magjistroi dhe kreu edhe doktoratën.
Është themelues dhe editor i shtëpisë botuese “Tenda” dhe kryeredaktor i revistës “Letra e Gjallë”. Është bashkëpunëtor i jashtëm i “Media Associations International”, Çikago, SHBA, bashkëthemelues i Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante (ISShP) në Tiranë.
Është doktorant në Institutin Amerikan në Ames, Jahova, SHBA, për studime teologjike (“Biblical Institute of Leaders Development”).
Është pastor dhe aktualisht kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Deri tani ka autori botuar mbi 300 shkrime të ndryshme publicistike e shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Jeton në Prishtinë.

Deri tash ka botuar këto vepra:

Kodi biblik në letërsinë shqiptare, kritikë letrare, “Tenda”, Prishtinë, 2003
Pamfletet e mia krishtere, doktrinë protestante, “Tenda”, Prishtinë, 2004
Hiperteksti biblik në letërsinë e Kosovës, kritikë letrare, “Tenda”, Prishtinë, 2006
Mish fryme, poezi, “Tenda”, Prishtinë, 2008
Intervistë me Dr. Skënder Gashin, publicistikë, “Tenda”, Prishtinë, 2013
Bibliologjia, manual për studentë, “Tenda”, Prishtinë, 2016
Kronologjia e Lëvizjes Protestante mes shqiptarëve 1816-2016, histori, “Tenda”, Prishtinë, 2016