Fejzë Demiri

Fejzë Demiri lindi më 15 janar 1997, në Stubëll të Gjakovës. Shkollimin fillor e kreu në Berjahë, kurse të mesmen profesionale “Gjon N. Kazazi” në Gjakovë, drejtimi gjimnaz – shkenca natyrore. Tash studion në kolegjin “FAMA”, drejtimi psikologji e përgjithshme, në Prishtinë.

 Deri tash ka botuar:

Vargje përkushtuese I, poezi, Gjakovë, 2012.

Vargje përkushtuese II, poezi, Gjakovë, 2014.

Në detin e dashurisë e të thënies (fjalë të urta dhe mendime autoriale), botoi ATUNIS, Prishtinë, 2016.

Kur shpirti ka etje, FISHTA, Prishtinë, 2016.

Qirinj për dritë, “SAS”, Prishtinë, 2017.

Dhembje kohe, “SAS”, Prishtinë, 2018.