Fehmi Ramadani

Fehmi Ramadani

Lindi më 8.VII.1963 në fshatin Corroticë të komunës së Preshevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme “Skënderbeu” në Preshevë. Ka kryer fakultetin filozofik, dega filozofi-sociologji në Universitetin e Prishtinës.
Është anëtar i shoqatës së shkrimtarëve “Feniks” të Preshevës, anëtar i shoqatës së shkrimtarëve “Naim Frashëri” të Fushë-Kosovës, si dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Një kohë punoi në revistën “Kosova” të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Merret me shkrime të ndryshme nëpër mediet shqiptare. Punon në KEK, ndërsa jeton dhe vepron në Fushë-Kosovë.

Ka botuar këto vepra:

“Udhë integrimesh”, Prishtinë, 2013, ribotim, 2015

“Letër nga Lugina”, Prishtinë, 2016

“Dhembje e mall”, Prishtinë, 2018

“Parku i kujtimit”, Prishtinë, 2018

“Sonte nuk më zuri gjumi”, Prishtinë, 2019

“Kam një ëndërr”, Prishtinë, 2020

“Lugina nuk harrohet”, Prishtinë, 2020

“Hoxhë Maxherja – figurë e ndritshme atdhetare”, Prishtinë, 2021

Fehmi RAMADANI
DREJT ATDHEUT

Drejt atdheut
E ardhmja
Asnjëherë nga dezertimi
Të kërkohet shpëtimi
Ky atdheu ynë
Edhe pse i degdisur
Natyrë stolisur
I mbrojtur i ngjizur
Ka dhe ca horra
Që sillen si morra
Por ardhmëria taktikë
Ua nxin këtë praktikë
Rini jona
Atdheun mos e lëshoni
Atë ta ndërtoni