Mr. Fatmir Halimi lindi më 26.3.1972 në Dumnicë të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Besianë, ndërsa studimet në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Aty kreu edhe studimet pasuniversitare.
Është shkrimtar, studiues e kritik letrar. Poezitë e para i botoi në vitin 1989 në revistën “Zëri i rinisë”. Që atëherë poezitë dhe punimet e tij shkencore i botoi gati në të gjitha gazetat dhe revistat, si Rilindja (Bujku), Bota e re, Fryma, Bota sot, Kosova live, Iliria Post, Kosova sot, Epoka e re, Jeta arbëreshe në Itali etj.
Është autor i dhjetëra punimeve shkencore, të cilat i botoi në gjuhën shqipe dhe italiane. Vepra e tij e parë, Kornizat e burgut, 1996, e cila është ribotuar edhe në vitin 2008. Ka të botuar këta libra:

Postmoderniteti në prozës e Zejnullah Rrahmanit, studim, Prishtinë, 2015

Prej modernes kah postmodernia, kritikë letrare, Prishtinë, 2016

Dy vdekjet e një jetë, roman, Prishtinë, 2017 (Çmimi vjetor për letërsi “Anton Pashku”, PËR VEPRËN MË TË MIRË TË BOTUAR NË PROZË BRENDA VITIT 2017 të Ministrisë së Kulturës të Republikës së Kosovës).

Drejton shoqatën kulturore në “Prokult” nga viti 2008, si dhe shtëpinë botuese “ProkultPress”, 2012, në Prishtinë.