Prof. Edmond Zhulali

Edmond Zhulali ka lindur më 1.10.1960 në Peshkopi.
1983 – mbaron Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, Dega e Muzikës, specialiteti trombë.
1984-1992 – drejtues muzike në Estradën profesioniste të Peshkopisë.
1992-1993 – drejtues muzike, pallati i kulturës “Ali Kelmendi”, Tiranë.
1993-1994 – pedagog i Liceut Artistik, Tiranë.
1994-1997 – drejtues muzike, SHQU, Tiranë.
1997-2006 – krijimtari e lirë.
2006-2008 – n/drejtor dhe drejtor artistik, Radio-Tirana.
2010…  – producent muzikor, RTSH.

Vlerësime

Dekoruar nga Presidenti i Republikës me urdhrin “Mjeshtër i Madh”.
Dekoruar nga Presidenti i Republikës me urdhrin “Naim Frashëri i Artë”.
Dekoruar nga presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi me motivacionin ”Medalja presidenciale e meritave“ për kontributin e dhënë në fushën e kulturës.
Titulli “Veteran” i luftës së Kosovës për merita të veçanta nëpërmjet krijimtarisë muzikore që u vu në funksion të luftës së UÇK-së në vitet 1998-1999.
Titulli “Nderi i kulturës dibrane”, Këshilli bashkiak, Dibër.
Titulli “Prenkë Jakova”, Këshilli bashkiak, Shkodër.
“Mirënjohje” për kontribut me këngët kushtuar Luftës së Kosovës – Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së.
“Letër falënderimi” – për kontributin e dhënë në krijimin e Himnit të Policisë së Shtetit si kompozitor e orkestrues.
“Certifikatë mirënjohjeje” – për kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin dhe formimin artistik të brezit të ri, Ministria e Kulturës QKF, Tiranë.
Çmimi “Muza” nga Music Academy, Tiranë, për evidencimin e suksesshëm të këngës shqipe në skenën ndërkombëtare.
Titullin “Ambasador i paqes” – Shoqata Universale për Paqen.
“Mirënjohje” – për kontributin e dhënë në muzikën popullore shqiptare nga fondacioni “Folk Univers”.
“Mirënjohje” – për kontribut të shquar në muzikën shqiptare – komuna e Gjilanit.

Krijimtaria dhe puna

Është njëri ndër kompozitorët dhe orkestruesit më të suksesshëm dhe më prodhimtarë pas viteve 1990. Gjatë punës në qytetin e Peshkopisë ka drejtuar për tetë vjet orkestrën profesioniste të estradës, duke krijuar shumë këngë, përpunime të njohura të muzikës dibrane, muzikë për teatrin profesionist, për teatrin e kukullave etj. Në muzikën serioze ka krijuar suita simfonike, koncert për trombë e piano, album për piano etj.
Muzika e filmit ”Dashuri në Bjeshkët e Nemuna”, ”Pas 1000 vjetësh rrugëtim”.
Me krijimin e një studioje vetjake muzikore, krijimtaria muzikore pas vitit 1996 përqendrohet në gjininë e këngës.
Më shumë se 30 albume muzikore janë krijuar, përpunuar, orkestruar në bashkëpunim me këngëtarët më të mirë nga të gjitha trevat shqiptare.
Në krijimtarinë e tij ka më shumë se 400 këngë të kompozuara dhe të orkestruara dhe më shumë se 500 orkestrime dhe përpunime të ndryshme muzikore.
Ka bashkëpunuar me krijime, përpunime, orkestrime:

Në Republikën e Shqipërisë

Në muzikën e lehtë me këngëtarët: Anjeza Shahini, Kejsi Tola, Manjola Nallbani, Kastriot Tusha, Aleksandër Gjoka, Mefarete Laze, Rovena Dilo, Aurela Gaçe, Ledina Çelo, Bleona Qerreti, Mariza Ikonomi, Era Rusi, Orgesa Zaimi, Rezarta Smaja, Klodian Kacani, Redon Makashi, Dilan Reka, Arian Toci, Françesk Radi, Sherif Merdani, Luan Zhegu, Liliana Kondakçi, Bashkim Alibali, Irma Libohova, Eranda Libohova, Jonida Maliqi, Elsa Lila etj.

Në muzikën popullore

Irini Qiriako, Arif  Vladi, Liri Rasha, Qerim Sula, Dava Gjergji, Fatmira Breçani, Gëzim Nika, Dionis Delia, Eli Fara, Artiola Toska, Vera Laçi, grupi “Ali pashë Tepelena”, Mariola Kacani, Jurgen Kacani, Lek Pecnikaj, Vitore Rusha, Mrika Trumçi etj. Ilir Shaqiri, Leonora Jakupi, Sabri Fejzullahi, Shkurte Fejza, Shkëlzen Jetishi, Nikollë Nikprelaj, Selami Kolonja, Flaka Krelani, Violeta Kukaj, Mihrije Braha, Besiana Mehmeti, Miranda Hashani, Agim Poshka, Niman Mushkolaj, Skender Buzhala, Naim Shala, Hysen Smajli etj.
Ka marrë pjesë në shumë festivale të zhvilluara në Republikën e Shqipërisë, të Kosovës e të Maqedonisë. Por edhe në veprimtari të tjera gjithandej.
Në vitet 1998-1999 ka një krijimtari të gjerë kushtuar Luftës së Kosovës.
Janë mbi 100 këngë të realizuara në dy vjet, të cilat u bënë frymëzuese për popullin shqiptar, si këngët “Marshi i UÇK-së”, “A vritet pafajësia”, ”Jam Kosova e shqiptarisë” etj.
Është njëri ndër nismëtarët e koncertit (drejtor artistik dhe kompozitor) ”Kosovë, djep lirie”, mbajtur në Tiranë, më 1998. Ky koncert, që ishte kryesisht me këngë të krijuara nga E. Zhulali, u dha 81 herë në 16 shtete të Europës gjatë Luftës së Kosovës, duke dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme për sensibilizimin e çështjes së Kosovës.
Janë dhënë tri koncerte në pallatin e kongreseve, kryesisht me krijimtarinë e tij, ku ka qenë organizator dhe udhëheqës artistik i koncertit, si “Kosovë, djep lirie”, ”Shqipëri, faleminderit!”, “Atlantik 99”.
Me motivin për kontribut të shquar në Luftën e Kosovës është dekoruar dy herë nga UÇK-ja dhe së fundmi nga presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi.

Janë realizuar dy koncerte recitale në pallatin e kongreseve, si “Atlantiku 99” dhe “Kosovë, djep lirie”.
Në vitin 2005 ka krijuar himnin e Policisë Shqiptare, realizuar me orkestrën kombëtare frymore të Italisë, me dirigjentin e famshëm italian Masimo Martineli.
Është kompozitori i parë shqiptar, pjesëmarrës ne Festivalin Europian të këngës. Ka marrë pjesë dy herë në Festivalin Europian në vitet 2004 dhe 2009 me këngëtaret Anjeza Shahini, Kejsi Tola dhe poetin Agim Doçi, ku ka arritur të kualifikojë Shqipërinë dy herë në finale, duke arritur në vendin e shtatë dhe të shtatëmbëdhjetë.
Ka krijuar shumë këngë himn si “Himni i Policisë së shtetit”,”Himni i shoqatës universale të paqes”, i gjimnazit “Qemal Stafa”, i ”Shkollës së Kuqe”, i ekipeve të futbollit “Kukës” dhe “Teuta” e Durrësit, ”Baladë çame” kushtuar shoqatës “Çamëria”, ”Në një flamur të pandarë”, kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë.
Si drejtor artistik ka drejtuar katër herë Festivalin e këngës në RTSH në vitet 2005, 2006, 2010, 2012 dhe dy herë Festivalin e këngës popullore 2011, 2012, festivalin “Junior“ për fëmijë për “Eurovision 2012”, 45-vjetorin e Festivalit të RTSH-së, 45-vjetorin e orkestrës simfonike të RTSH-së. Producent muzikor dhe dirigjent në shumë festivale të këngës në RTSH.
Ka drejtuar koncerte dhe veprimtari të ndryshme në RTSH me orkestrën simfonike etj. Ka marrë pjesë 18 herë si kompozitor në festivalin e RTSH-së, duke fituar dy herë çmimin e parë, tri herë çmimin e dytë dhe çmime të treta. Çmimin e publikut dhe çmimin për kompozimin më të mirë në festivalin e 40-të të Këngës në RTSH.
Ka përfaqësuar RTSH-në në shumë festivale në Eurovision si përfaqësues i tij. Ka fituar çmimin e parë, të dytë e të tretë disa herë në Festivalin Kombëtar të Fëmijëve në Shkodër dhe në atë të Tiranës.

Disa nga këngët më të suksesshme:

“The image of you” – Anjeza Shahini, ”Carry me in you dreams” – Kejsi Tola, ”Ma ke prishë gjumin e natës” – S. Fejzullahi & L. Celo. ”Fjalë të përjetshme” – R. Dilo, ”Sa më mungon” – Mefarete Laze, ”Shqipëri të adhuroj” – Aleksandër Gjoka, ”Dashuri në përjetësi” – R. Smaja & K. Kacani, ”Dashuria” – Era Rusi, ”Love” – Anjeza Shahini, “Marshi i UÇK-së” – Arif Vladi, “A vritet pafajësia” – Leonora Jakupi, ”Jam Kosova e Shqiptarisë” – Arif Vladi, ”Tan Kosova asht zemra jonë” – Kastriot Tusha, ”Lufton Drenica si i ka hije” – Manjola Nallbani, ”Jo nuk falet Mitrovica” – Shkurte Fejza, “O sot, o kurrë” – Nikollë Nikprelaj, ”Fjala e parë – Pavarësia” – Dava Gjergji, ”Këngë për Fehmi Jaganin” – Liri Rasha, ”Këngë për Azem Hajdarin” – Hysen Koçia, ”Në një flamur të pandare” – K. Tusha, S. Kolonja, N. Nikprelaj, E. Arifi, I. Shaqiri. ”Këngë për nënën” – Hysni Zela,”Kënga e rakisë” – Shkëlzen Jetishi, ”Sorkë, moj”, ”Lidhe qenin”, ”Më kërkon portë më portë” – Irini Qiriako, ”Baladë çame” – Enkelida Arifi, “Lermëni”, ”Ik, mëso si dashurohet”, ”Adoleshenca” – Bleona Qerreti, ”Jare shkodrane” – Mefarete Laze, ”Ti Shqipëri, më jep nder” – K. Tusha, M. Nallbani etj.

Ka një veprimtari të gjerë në mediet e shkruara dhe audiovizive për përhapjen dhe mbrojtjen e vlerave artistike. Njeh gjuhën angleze dhe programet kompjuterike muzikore, veprimtari të cilën e ushtron në studion e tij krijuese.