Dritë Ruhani lindi më 14.12.1959, në Prishtinë.
Më 1979 -1983 – studioi në Fakultetin Filologjik, Dega Letërsi dhe Gjuhë shqipe, si dhe në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
1983 – 1985 – vazhdoi shkallën e tretë në letërsi.
Nga viti 1983 deri më 1992 ishte gazetare e “Rilindjes” dhe bashkëpunoi pothuajse me të gjitha revistat letrare të kohës. Botoi prozë dhe poezi për të rritur e fëmijë.
1992 – 1998 – punoi si punëtore fizike në fabrikë metalesh në Gjermani.
1998 – 2001 – studioi fakultetin ekonomik, drejtimin e kontabilitetit në Esen, Gjermani.
2001 – 2010 – ishte pronare e agjencisë turistike “Rrona Reisen” në Dyseldorf; këshilltare e pavarur për tatime dhe agjente gjenerale në shtëpinë e sigurimeve “Volksfuersorge” në Gjermani.

Deri tash ka botuar këto vepra:

Dëshirat e qenushes Koko, tregime për fëmijë, “Meshari”, Prishtinë, 2016.
Posta pa adresë, tregime për fëmijë, “Meshari”, Prishtinë, 2016.
Shkolla e qenve, tregime për fëmijë, “SAS”, Prishtinë, 2017.
Dua shtëpi, tregime për fëmijë, “SAS”, Prishtinë, 2017.
Mjaft më, tregime për fëmijë,  “SAS”, Prishtinë, 2018 dhe
Dr. Buzëqeshja, tregime për fëmijë, “SAS”, Prishtinë, 2018.
Pa frikë, tregime për fëmijë, “SAS”, Prishtinë, 2019.

Të dua, tregime për fëmijë, “SAS”, Prishtinë, 2019.

Sivjet përmbledhja “Dr.Buzëqeshja” është nderuar me vendin e parë, “Medaljoni i kristaltë për prozë për fëmijë 2018” nga Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë.