Drita Kosumi – Syla

Drita Kosumi – Syla lindi më 20.08.1967, në Gllamnik të Besianës. Pas mbarimit të shkollës fillore në vendlindje, vijoi shkollimin e mesëm në Besianë. Ka ndjekur studimet në Fakultetin e Filologjisë – Dega e Letërsisë dhe e Gjuhës Shqipe. Shkrimet e para poetike i botoi në fletushkën e shkollës, për t’u paraqitur pastaj edhe në faqet e revistave dhe të gazetave për fëmijë dhe të rritur. Është prezantuar në disa antologji poetike brenda dhe jashtë vendit.

Deri më tani ka botuar:

Falma këngën varg, poezi, “Naim Frashëri”, Fushë-Kosovë, 2015.

Mos ma kërko ikjen, poezi, “Atunis”, Prishtinë, 2016.

Gjethet do t’i pres ne dore, poezi, poezi, “Prokult Press”, Prishtinë, 2016.

Herë pas here poezitë e saj i gjejmë në shtypin e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Jeton dhe vepron në Prishtinë.

 

e-mail: kosumidrita@gmail.com

tel. 044 656 183

DËSHMORËT

S’ndahen nga populli, 
nga varret nuk ngrihen dot.
Ne të gjallët…

Koha gjakun e tyre
e kthen në dritë,
në rreze fisnike,
në mosharrim;
jetojnë me ne, 
Liria trimat i përjetëson!