Bukurie Buçpapaj

BUKURIE BUÇPAPAJ

Lindi më 3 korrik 1974, në  Fierzë – “Bajram Curri”, Tropojë. Mësimet e detyrueshme i kreu në shkollën tetëvjeçare “Matosh Uka”, në Fierzë, kurse shkollën e mesme, teknologji ushqimore.
Qysh në bankat e shkollës tetëvjeçare është dalluar nëpër orët letrare, që organizoheshin për nder të festave kombëtare, duke qenë gjithnjë aktive e duke treguar talent dhe interesim për fjalën e bukur poetike. Ka bashkëpunuar me gazeta dhe revista të ndryshme. Krijimet e saj poetike janë publikuar edhe në gazetat “Nacional”, “Labëria“, “Dibra”, “Politologjia”, “Bota sot”, “Qendra”, “Ciceroni”, “Pres” etj.
Ka marrë pjesë në shumë manifestime letrare dhe është nderuar edhe me çmime. Është aktive kryesisht me krijime poetike.
Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Jeton dhe vepron në qytetin e Dardanës.

Ka botuar këto vepra:

Poezia e shpirtit tim“, poezi, “Meshari”, Prishtinë, 2020

Bëhu diell i shpirtit tim“, poezi, “Nacional”, Tiranë, 2021

Vrullojnë bisqet“, poezi, “Lena Grafik”, Prishtinë, 2021

Mos i vrisni ëndrrat“, poezi, “ArtGrafik”, Tiranë, 2022

NË SHIKIMIN TËND

Sa herë tageton shikimin
Me ata sy ngjyrë të yllinjtë,
Zemrës si bisqe i çel lumnimin,
Arteries ia shton ritminë.

Melos dashurie drejt shpirtit,
Hapëron si vals galaktikash.
Plot vezullim, e po loja e filtrit,
Kaq hokatare, epilog ndjenjash.

Sa herë larg je, mallin kafshoj,
Aq sa buzët e pritjes i gjakos,
Në shikim tënd, pranveroj,
Mbi atë ullishtë dua të të sos.