BLERTA TMAVA – VESELAJ

Ka lindur më 17. 04. 1991 në Mitrovicë. Ka jetuar në fshatin Llugaxhi, komuna e Lipjanit. Shkollën fillore e kreu në SHMF “Hasan Prishtina” në Llugaxhi, ndërsa gjimnazin në “Ulpiana” të Lipjanit. Studimet bachelor dhe master i mbaroi ne Degën e Psikologjisë të Fakultetit Filozofik të universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës.

Ka botuar përmbledhjet poetike:

Lulëkuqja e fshatit”, 2004

Luftoj me vargje”, 2010

 “Fjalë shpirti”, 2022

UNË DHE DETI

S’qe e thënë të jemi bashkë
Kështu të paktën veten e ngushëlloj
Edhe detit sot ia thashë
Unë e dua edhe pse me të nuk jetoj.

Ai nuk ishte mësuar me malin,
Unë me detin po ashtu,
Peshk e zog të dashuruar
S’mund të jetë, jo, jo kështu.

Sot vetëm rrimë të dy
Me poezinë pa dyshim,
Ai që i shkruan malit
E unë detit pa mbarim.

Dashuria jonë nuk u shua
Edhe pse bashkë asnjëherë,
Të ngushëlluar jetojmë në tokë
Njëri në mal, tjetri në det.

S’qe e thënë të ishim bashkë
Det e poezi i duam shumë,
Frymëzim për njëri-tjetrin
Rrjedhin vargjet porsi lumë.