Prof. dr. Beqir Ismaili, ambasador, ka lindur më 4.10.1959. 

  • Tetëvjeçaren: në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë
  • Shkollën e Mesme: në Damask të Sirisë.
  • Fakultetin: në Universitetin e “Al Az-harit” në Kajro,.
  • Diplomimin: në Fakultetin e Gjuhës Arabe, pranë këtij Universiteti.
  • Magjistratura: në Fakultetin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, tema:

“Ndikimi i gjuhës arabe në gjuhën shqipe”

  • Doktor i Shkencave me temën:

“Zhvillimi i gjuhës dhe letërsisë arabe në Kosovë”.

  • I pari shqiptar i lauruar me titullin e lartë Prof. dr. në Lindjen e Mesme për gjuhën arabe.
  • Studimet pas universitare i kreu në Insitutin e Lartë për Studime Islame.
  • Studimet në Akademinë Diplomatike Shqiptare në Tiranë, për mbrojtjen e diplomës paraqiti temën: “Politika ndërkombëtare e Muhamed Ali Pashës-këndvështrim kritik për politikën e jashtme”.
  • Beqir Ismaili, u vleresua (botua) në mesin e ” Fjalor enciklopedik, Gazetare dhe Publiciste Shqiptare”, fq. 189, Tirane, 2005.
  • Beqir Ismaili, Akademik /Egjipt, u vleresua (botua) në mesin e (shqiptarët e suksesshëm në botë, personazhe ne librin

“100 histori suksesi në 100 vjetorin e pavarësisë”,

  1. 201, botim i Albanian Excellence, Tiranë 2012.
  • Gjendja familjare: i martuar – 4 fëmijë

 

Funksionet e ushtruara:

Prof. Dr. Beqir ISMAILI, Ambasador

  • Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, dhe  Ambasador jorezident i Republikës së Kosovës në Republikën Arabe të Egjiptit, nga 2017.
  • Beqir Ismaili emërohet Ambasador rezident i Republikës së Kosovës në Republikën Arabe të Egjiptit (Nr. i Dekretit: DED – 012 – 2013, Prishtinë, 17 korrik 2013. Republika e Kosovës -PPESIDENTI)
  • Përfaqësues zyrtar i Kosovës ne vendet islamike për lobim e njohjen e pavarësisë së Kosovës (dt.14.03.2008)
  • Përfaqësues i OEK Odës Ekonomike  të Kosovës në Egjipt (Nr. i prot. 286/2008, dt. 27.03.2008).
  • Përfaqësues i Arkivit të Kosovës në vendet arabe (Nr. i prot. 75/2004, më dt. 20.04.2004).
  • Përfaqësues i Lidhjes  së Shkrimtarëve të Kosovës në Egjipt (29.06.2004).
  • Përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës në Egjipt (29.06.2004).
  • Përfaqësues i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Egjipt (Nr. 457, dt. 17.06.2004).
  • Përfaqësues i Universitetit të Prishtinës në Egjipt (Nr. 2/980. Dt. 28.06.2004).
  • Përfaqësues i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës në Egjipt (Nr.43/018, dt. 21.06.2003 ).
  • Përfaqësues i Trupave te Mbrojtjes së Kosovës për kontaktet mes TMK-së dhe Qeverisë të Egjiptit(Nr. i prot. 02/272, më 27.07.2000)
  • Përfaqësues zyrtar i Kosovës në Egjipt (Nr. i prot.01-49/99, dt.08.11.1999)
  • Përfaqësues i Komuniteteve të ndryshme Kombëtare e Fetare të Shqipërisë në Egjipt.
  • Përfaqësues i Përfaqësive të ndryshme Kombëtare e Fetare të Maqedonisë në Egjipt.
  • Përfaqësues i Qendrës për Informim të Kosovës në Lindjen e Mesme (Dt: 16.12.1996).
  • Themelues dhe President i Agjencisë së Informacionit “Alba-Press” në Kajro(1992).
  • Korrespondent i disa gazetave, revistave dhe agjenci lajmesh të Republikës të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bosnje Hercegovinës(1987).

 

 

Veprimtaritë dhe aktivitetet

Shkencë, kulturë, politikë, Informim, diplomaci :

 

  • 20 vjet veprimtari informative dhe gazetareske për trevat mbarëshqiptare në përgjithësi dhe për Kosovën në veçanti përmes agjencisë “Alba Press – Kajro”.
  • Përfaqësues i një serë institucionesh zyrtare të Qeverisë së Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë në Egjipt dhe Lindjen e Mesme.
  • Anëtar i institucioneve të ndryshme shoqërore, shkencore, kulturore, letrare, historike, etj.
  • Mbi 800 shkrime me tema shqiptare të botuara në shtypin arab dhe atë shqiptar.
  • 132 libra në arabisht e 12 në shqip, në fusha të ndryshme të historisë dhe kulturës.
  • Luftës dhe çështjes së Kosovës, ai dhe familja e tij, i dhanë një “haraç” të shtrenjtë, dy vëllezër të Prof. Beqirit, Nuhi dhe Ismaili Ismaili u masakruan dhe u zhdukën. Shtëpia e madhe prindërore u dogj dhe u rrënua krejtësisht.
  • Anëtar i Akademisë së Gjuhës Arabe në Egjipt.
  • Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Egjiptit.
  • Anëtar i Shoqatës së Letrarëve të Egjiptit (Shtëpia Letrarëve)
  • Anëtar i Lidhjes Ndërkombëtare të Letërsisë Islame
  • Anëtar i “Shoqatës Historike” të Egjiptit.
  • Anëtar i Shoqatës së Filozofisë në Egjipt.
  • Anëtar i shoqatës së gazetarëve të huaj në Kajro.
  • Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
  • Anëtar i shoqatës së përgjithshme të mjeteve të informacionit (qendra gazetareske) në Kajro.
  • Ka luajtur një rol të rëndësishëm në lidhjen dhe forcimin e marrëdhënieve kulturore ndërmjet vendeve arabe dhe të Ballkanit.
  • Ka luajtur një rol të madh sensibilizues në lidhje me çështjet e popujve ballkanikë e veçanërisht çështjet e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ka përçuar krizat që përjetuan këto vende në vitet 90-të. Këtë e gjejmë në shkrimet, intervistat dhe sesionet dhe konferencat e shtypit gjatë krizës së Kosovës, botimet e shumta me ngjarjet më të reja nga fronti apo nga masakrat serbe, gjë e cila evidentohet dhe gjatë krizës së Maqedonisë, krahinat e Preshevës, Metvegjës e Bujanovcit e më parë në trajtimin e krizës Boshnjake.

 

Si përfaqësues i institucioneve të Qeverisë së Kosovës në Egjipt Prof. Dr. Beqir Ismaili ka realizuar këto marrëveshje me institucionet qeveritare Egjiptiane:

 

1) Ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim mes Arkivit kombëtar të Egjiptit dhe arkivit  të Kosovës, më 19.07.2004.

2) Ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim mes Ministrisë së  Sportit dhe Rinisë të Egjiptit dhe Ministrisë së Kulturës ,Sportit dhe Rinisë së Kosovës, më 13.10.2004.

3) Ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim mes Universitetit të Kajros dhe atij të Prishtinës, më 27.11.2004.

4) Ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim mes Bibliotekës së Aleksandrisë dhe Bibliotekës Kombëtare  dhe universitare të Kosovës, më 17.01. 2005.

5) Ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim mes Ministrisë së arsimit të lartë të Egjiptit dhe Ministrisë së arsimit, shkencës dhe teknologjisë të Kosovës .më 14.02.2005.

6) Ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim mes Ministrisë së kulturës të Egjiptit dhe Ministrisë së kulturës, sportit dhe rinisë të Kosovës, më 19.02.2005.

7) Ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim mes Lidhjes së shkrimtarëve Egjiptianë dhe Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, më 08.03.2005.

8) Ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim mes Bibliotekës Kombëtare të Egjiptit dhe Bibliotekës Kombëtare  dhe Universitare të Kosovës, më 09.03.2005.

9) Nismëtar dhe financues në hapjen e shkollës së parë shqipe në Kajro, më 2004.

  • Duke parë aktivitetin dhe kontributin e tij, si dhe thesarin e tij të madh të krijimtarisë letrare, kulturore dhe shkencore, duke vlerësuar rëndësinë e ekzistencës së tij, eksperiencën e tij në shumë sfera të ndryshme, Prof. Dr. Beqir Ismaili ka marrë shkresa dhe dekorata mirënjohje, nga shtete të ndryshme arabe.
  • Ndër të tjera ai ka shkruar për gjuhën arabe dhe zhvillimin e saj në Kosovë si dhe ka bërë studime krahasuese mes letërsisë arabe dhe asaj shqipe. Studimet dhe shkrimet e tij i referohen figurave më eminente bashkëkohore arabe dhe shqiptare. Numri i librave të shkruar prej tij në lëmi te ndryshme të letërsisë, kulturës, historisë etj., arrin në 132 libra. Këtyre i shtohen dhe qindra artikuj në histori, gjuhësi e letërsi të cilat shërbejnë për çështjen e Kosovës. E gjithë kjo bën që Prof. Ismaili të konsiderohet si “Simboli i qëndresës për liri” të popullit shqiptar.
  • Dr. Beqir Ismaili gjatë vitit 2004-2014 si studiues dhe akademik dhe si personalitet i shquar, dekurohet nga Institucionet Shkencore, Kulturore dhe Politike në Egjipt me SIMBOLIN e Universitetit si: Universiteti i Kajros, Universiteti i Tantës, Universiteti Beni Suvejf, Universsiteti i Fajumit, Akademia Tiba, Fakulteti Filologjik- Universiteti Minja, Fakulteti Juridik- Universiteti Beni Suvejf, nga Guvernatori i Qytetit Tanta, Guvernatori  i Qytetit Beni Suvejf,  Guvernatori  i  Qytetit Fejum, Ministria e Rinisë, Shoqata Egjiptiane për Studime Historike, Partia Al-Gad e ish-Kandidatit për President të Egjiptit Ejmen Nur, Ambasada e Turqis ne Egjipt, Kryetari i Dhomës së Lartë në Parlamentin e Egjiptit, Universiteti Al Azha’r, Fakulteti i Gjuhës Arabe në Zekazik,  Lidhjes së Shkrimtarëve të Egjiptit,
  • Dr. Beqir Ismaili mori pjesë edhe në shumë Tribuna e Kongrese shkencore e Politike Ndërkombëtare, me kumtesa duke dhënë kontributin e tij shkencor e politik në këto vende.