Behram Hoti

Behram Hoti lindi në Likoc të Drenicë, komuna e Skenderajt, më 1.1.1945. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, normalen në Prishtinë dhe Mitrovicë, studimet (Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqiptare) në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Aty kreu edhe studimet pasuniversitare.

Ka botuar këto vepra:

Ligjërimet e mia, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1965

Pantomimë, tregime, “Rilindja”, Prishtinë, 1983

Te kulla e Hajdinit, prozë, “Rilindja”, Prishtinë, 1986

A është e premte, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1988

Mos ma mbyll derën, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1992

Lam Breznica, roman, Prishtinë, 1994

Lahuta e shqipeve, poezi, Prishtinë, 1994

Doktori i Anamalësisë, roman, Prishtinë, 1995

Anton Çetta, orakull i pajtimit, Prishtinë, 1996

Sinan Sali Qirezi, roman, Prishtinë, 1997

Me shqiptarët mërgimtarë në Slloveni, Prishtinë, 1998

Kuvendi i Bubavecit, kronikë, Prishtinë, 2000

Është autor edhe i këtyre librave:

Kosovë, ty të falëm gjaqe; Dymbëdhjetë poema  për  Kosovën;

Tridhjetë elegji për Ardian (Behram) Hotin…

Moti i Madh i Kosovës, kronikë, Faik Konica,  Prishtinë, 2012

Dorëshkrimet “Drenica e gjakut” roman, Prishtinë, 1998 dhe “Azem Bejtë Galica” roman, Prishtinë, 1998, u dogjën në shtypshkronjë (në shtëpinë e Ahmet Kelmendit).

Për krijimtarinë letrare të këtij autori vështrime, recensione, mbresa dhe kritikë letrare kanë shkruar disa personalitete të njohura letrare. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Jeton në Prishtinë.