Prof. dr. Begzad Baliu (Makresh i Ulët – Gjilan, 1966). Është albanolog, publicist, shkrimtar dhe editor. Profesor ordinar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Edukimit. Ligjërues dhe kumtues në disa universitete, konferenca shkencore kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, si: Universiteti i Turunit “Nikolla Koperniku”; Universiteti i Shkupit “Kirili e Metodi”, Universiteti i Varshavës; Universiteti i Europës Juglindore (Budapest) dhe pothuajse në të gjitha universitetet publike shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Autor i shumë veprave studimore nga fusha e gjuhësisë, letërsisë, historisë dhe kulturës shqiptare. Organizator dhe koordinator i shumë konferencave me karakter ndërkombëtar në institucionet universitare dhe shkencore të Prishtinës, Shkupit, Tiranës, Korçës, Shkodrës, Varshavës, Turunit, Gjirokastrës etj.
Kryeredaktor i revistës shkencore “Shenjëzat” dhe “Educologia”, Prishtinë; anëtar i redaksisë së revistës ndërkombëtare “Malësia”, Podgoricë; anëtar i redaksisë së kolanës universitare “Sociolinguistika shqiptare”; mentor dhe bashkëmentor i shumë projekteve, në mesin e të cilave ai i Universitetit të Varshavës me temë “Kosova e pavarur në sytë e të rinjve të saj (shoqëria – kultura – politika)”, anëtar i projekteve: “Bibliografia universale e Nënës Terezë”, Tiranë, 2016; “Eposi në pesë shtete të Ballkanit” (Çmimi special Europa Nostra) etj.; Ambasador i Paqes (2009); i nominuar i Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë për Çmimin e vitit 2008 për veprën Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan (2004). Tri dekadat e fundit i është besuar përgatitja e veprave të studiuesve: Eqrem Çabej, Jup Kastrati, Shefki Sejdiu, Zenun Gjocaj, Nuhi Veselaj etj.

Vepra të autorit

Kërkime në fushë të albanologjisë

Gustav Majer dhe albanologjia, Prishtinë, 2000; Tiranë, 2001
Vepra bibliografike e profesor Jup Kastratit, Prishtinë, 2005
Semantika e fjalësit (Vepra albanologjike e Zenun Gjocajt), Prishtinë, 2009
Kërkime albanologjike, Prishtinë, 2010
Referenca albanologjike, Prishtinë, 2010
Hulumtime albanologjike, Prishtinë, 2015
Testamenti shkencor i Profesor Jup Kastratit, Prishtinë, 2016
Gjurmime gjuhësore, Prishtinë, 2016
Lisi i madh – Akademik Idriz Ajeti (bashkautor), Prishtinë, 2016
Sprovë për një histori të albanologjisë, Prishtinë, 2016
Sprovë për një histori të albanologjisë, Shkup, 2018

Kërkime në fushë të onomastikës dhe leksikografisë

Onomastika e Gallapit, (I), Prishtinë, 2016
Onomastika dhe dokumenti, Prishtinë, 2016
Kontributi i Eqrem Çabejt në fushë të onomastikës, Prishtinë, 2000
Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan, Prishtinë, 2014
Regjistri i standardizuar i emërvendeve të Kosovës (bashkautor), Prishtinë, 2005
Demitizimi dhe standardizimi i onomastikës së Kosovës, Prishtinë, 2006
Onomastika e Kosovës – ndërmjet miteve dhe identiteteve, Prishtinë, 2009
Onomastikë dhe identitet, Prishtinë, 2012
Onomastika dhe dokumenti, Prishtinë, 2016

Kërkime në fushë të bibliografisë

Çabej 1, Prishtinë, 2006
Bibliografia përmbajtjesore e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, 2008
Mbi autorësinë e veprës “Bibliografia e Skënderbeut”, Prishtinë, 2005

Kërkime në fushë të letërsisë dhe krijime letrare

Struktura e vlerave përfaqësuese, Prishtinë, 2014
Kujtesa letrare, Prishtinë, 2013
Pesha e komunikimit (bashkautor), Prishtinë, 2010
‘Dhembje e bukur’, (bashkautor), Prishtinë, 2012
Vareni kryengritësin e shenjtëruar, Prishtinë, 2010
Kafeneja ballkanike, Prishtinë, 1996
Grua e dashuruar, Prishtinë, 1996
Flamuri vjen nga Kosova, Prishtinë, 1994

Kërkime në fushë të historisë

Mbilexim i kujtesës historike, Prishtinë, 2018
Dëshmori i qiellit me pëllumba, Prishtinë, 2018
Gjaku i lirisë (1981-1995) I-IV, Prishtinë, 1996–2000

Përgatiti për shtyp veprat

Eqrem Çabej, Studime për onomastikën historike të shqipes (në proces), Tiranë, 2016
Jup Kastrati, Bibliografa e Prof. dr. Eqrem Çabejt (Përkujdesja dhe parathënia e mr. Begzad Baliut), Prishtinë, 2003
Jup Kastrati, Bibliografi albanistike, I (Përkujdesja dhe parathënia e mr. Begzad Baliut), Prishtinë, 2003
Jup Kastrati, Jup Kastrati për Kosovën (bashkautor), Prishtinë, 2004
Jeta e re. Revistë letrare. Numër i veçantë kushtuar 90-vjetorit të lindjes së Eqrem Çabejt (1908-1998), nr. 4, Prishtinë, 1998 (bashkautor)
Shenjëzat. Revistë për shkencë, kulturë, art, nr. 1, 1998 (Numër i veçantë,  me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Eqrem Çabejt. Kryeredaktor).
Eqrem Çabej – Jeta dhe vepra (Sesioni kushtuar 90-vjetorit të lindjes së Eqrem Çabejt, më 24 dhe 25 nëntor 1998, në IAP, Prishtinë. Përgatitja: dr. Zymer Neziri, mr. Begzad Baliu. Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2003.
Jup Kastrati, Bibliografi albanistike, I (Përgatiti nga dorëshkrimet e Arkivit dhe parathënia, Begzad Baliu), Prishtinë, 2001.
Jup Kastrati, Figura të ndrituna të Rilindjes Kombëtare I (Botim anastatik me parathënie të Begzad Baliut), Prishtinë, 2003.
Shefki Sejdiu, Sprova etimologjike (përkujdesja dhe parathënia e mr. Begzad Baliut), Prishtinë, 2002.
Shefki Sejdiu, Struktura, sisteme, raporte (përkujdesja dhe parathënia e mr. Begzad Baliu), Prishtinë, 2002.
Shefki Sejdiu, (Iliro-arbroro) shqiptarët dhe gjuha e tyre në Universin globalist, (përkujdesja, parathënia dhe pasthënia e prof. dr. Begzad Baliu), Prishtinë, 2016.
Rëndësia e veprës së Gustav Majerit për studimet albanologjike, sesion shkencor kushtuar 100-vjetorit të botimit të këngës kreshnike shqiptare, Prishtinë, më 15.XII.1997. (Botimin e përgatitën: Dr. Zymer Neziri dhe Begzad Baliu), Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1998.
Jeton në Prishtinë