Bedri Halimi lind më 5.3.1963, në fshatin Kuk të trevës së Opojës (komuna e Sharrit). Ish i burgosur politik. Ka kryer fakultetin e bujqësisë, kurse ka botuar punime të shumta kulturore, letrare e shkencore në revista të ndryshme të hapësirës shqiptare.

Deri tash ka botuar disa libra vepra:

  1. Ditar Dardanie, poezi, KL “Luigj Gurakuqi”, Sharr, 1992
  2. Plagë shpirti, poezi, KL “Luigj Gurakuqi”, Sharr, 1995
  3. Cubat fshehin Hënën, poezi, Gazeta “Rilindja”, Prishtinë, 1999
  4. Rugova – ngritja dhe rënia, publicistikë, Forumi i Krijuesve të Artit, Prishtinë, 2000
  5. Kafshët e botës sime,poezi për fëmijë, “Rilindja”, Prishtinë, 2001
  6. Qëndresa kombëtare në Opojë dhe dëshmorët e saj, KL“Luigj Gurakuqi”, Sharr, 2002
  7. Haxhi Ymer Prizreni” (përgatiti për botim), revista “Sharri”, 2006
  8. Pemët, perimet dhe drithërat në mjekësinë popullore, studim, Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor e Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2009
  9. Karnavalet e djajve, poezi, shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, Sharr, 2013
  10. Dëshmorët e Opojës, 2014, monografi, shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, Sharr, 2014
  11. Opoja – aspekti historik (përgatiti për botim), monografi, shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, 2016
  12. Haxhi Ymer Prizreni – figurë e shquar e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, Sharr, 2017
  13. Panoramë opojane, poezi për fëmijë, “Fidani”, Prizren, 2017
  14. Opoja – aspekti folklorik, monografi (përgatiti për botim), shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, Sharr, 2017
  15. Ecje nëpër furtunë, roman, shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, Sharr, 2017

Që nga viti 1991 drejton dhe boton revistën për kulturë, art e shkencë “Sharri”, Sharr.