Atdhe Geci

Rrustem Geci lindi në Roganë të Dardanës më 6.1.1950. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa gjimnazin e kreu në Gjilan dhe Dardanë, kurse studioi në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Shtatëmbëdhjetë vjet punoi gazetar e redaktor në Televizionin e Prishtinës. Është autor i gjashtë  filmave dokumentarë në bashkëprodhim me “Alba filmin”, ndërsa është edhe autor i dokumentarit të njohur “Shtëpitë-shkollë” me regjisor Popullin. Ka të shkruar rreth 30 mijë vargje. Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës është që nga maji i vitit 1995.

Deri tash ka botuar këta libra:

  1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antologji personale”, 3. “Kanuni poetik”- përmbledhje librash, 4. “Heroika”, 5. “Poezia, një shok Udhe”, 6. “Trokitje çame”, 7 . Monografia “Pasha këtë tokë”, 8 . “Atdhetarët”, 9 . Pamfleti “Republika e Çamërisë”, bashkautor me Presidentin e Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato, shqip dhe anglisht, 10 . “Dora e Atdheut”, 11. “Roganë” dhe 12 . “Gacat e prushit”. Ai, bashkë me Festim Laton janë shpallësit e Republikës së Çamërisë më 30 tetor 2016 në Hagë të Holandës. Është autor i Himnit të Republikës së Çamërisë bashkë me kompozitorin Izet Kallaba dhe me solisten Ylberina I. Avdyli.

Aktualisht është ministër i Kulturës dhe i Mbrojtjes në Republikën e Çamërisë.

Janë katër vargje nga libri “Dora e Atdheut”:

Nuk ka më shqip se gjuha shqipe
Nuk ka më shqip se shkrimi i saj
Nuk ka më shqip se iliro-pellazg
Nuk ka më shqip sesa Shqipëri…