Arben Veselaj ka lindur në Reçan të Suharekës më 1972. Ka mbaruar studimet themelore dhe ato posdiplomike për letërsi në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar gazetar dhe redaktor nëpër shumë medie të Prishtinës. Në shtypin shqiptar (Prishtinë, Tiranë, Shkup) ka publikuar një numër të madh shkrimesh me karakter hulumtues dhe kritik nga fusha e letërsisë, kryesisht mbi dogmatizmin, antitotalitarizmin dhe kontrollin politik mbi letërsinë.

Disa nga tregimet dhe esetë e tij janë përfshirë nëpër antologji të ndryshme.

Në vitin 2001, botuesi “Rozafa” i Prishtinës ia botoi librin poetik “Shpërrallosje”, kurse më 2017, “Orfeu”, studimin “Tema kadareane”.

Është laureat i Çmimit Vjetor për Letërsi më 2017 në zhanrin kritikë dhe eseistikë, të cilin përvjet e jep Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës.