Ali Sh. Berisha

Ali Sh. Berisha lindi më 20.6.1949 në fshatin Llukar, komuna e Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin, SHLP – Dega e Albanistikës, Fakultetin filologjik – Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Nga viti 1971 e deri në vitin 1976 punoi në Normale të Prishtinës, nga 2 shkurti i vitit 1976 e deri më 5 korrik 1990 në Televizionin e Prishtinës, në vitin 1992 dhe 1993 punoi në Qendrën për Informim të Kosovës, nga viti 1993 punoi arsimtar i gjuhës shqipe në shkollën fillore “Zenel Hajdini” të Prishtinës, nga fillimi i vitit 2003 e deri në gusht të vitit 2005 punoi në Radiotelevizionin e Kosovës kur edhe migroi në Gjermani.
Për pjesëmarrje në demonstratat e vitit 1968 dhe për udhëheqjen e referendumit për pavarësi në “Kodrën e Trimave”, Prishtinë, më 1991 u dënua me burg.
Me shkrimin e poezisë u mor qysh si gjimnazist dhe vazhdon edhe sot. Shkroi prozën e shkurtër për fëmijë si dhe tregime për të rritur, të cilat i botoi nëpër gazetat dhe revistat e kohës. Nga viti 1990 u mor me hulumtime trashëgimore e historike.

Botoi këto vepra: 

  1. Dua ta pres lirinë, rrëfejza për fëmijë, “Fjala jonë”, Prishtinë, 1996
  2. Krizantemë për Nëntorin e Tretë, poezi, botim i autorit, 1997
  3. Bashkia e Llukarit (monografi), botues autori, 1998
  4. Bashkia e Llukarit II – Masakrat serbe në Bashkinë e Llukarit (monografi), botues autori, 2000
  5. Dhembje e krenari, poezi, botues autori, 2001
  6. Flijimet për tokën e lirë në Gallapin e Prishtinës (monografi), Botues autori. (Kjo monografi është njëherit edhe pjesa e VI e projektit “Gallapi i Prishtinës”), 2002
  7. Ujë dhe prush, poezi, botues autori, 2003
  8. Gurë me rrënjë, roman historik, botues autori, 2004
  9. Alfabeti i shpirtit, poezi, botues autori, 2004
  10. Globi, roman për fëmijë, botues autori, 2004
  11. Turbulencë, poezi, “Zef Serembe”, 2004
  12. Kuvendi i mbretërisë së lodrave, poezi për fëmijë, botues autori, 2008
  13. Gallapi i Prishtinës I, botues autori, 2008
  14. Gallapi i Prishtinës II, botues autori, 2009
  15. Gallapi i Prishtinës III (bashkautor), botues autori, 2009
  16. Muza e dhembjes, poezi, botues autori, 2010
  17. Gallapi i Prishtinës IV, botues autori, 2010
  18. Gjyshi ka siklet, poezi për fëmijë, botues autori, 2011
  19. Gallapi i Prishtinës VII, botues autori, 2012
  20. Çlirimi i shpirtit, poezi, botues autori, 2012
  21. I kujt është dielli, tregime, “Rugova Art”, 2013
  22. Gallapi i Prishtinës V, “Meshari”, Prishtinë, 2014
  23. Gallapi i Prishtinës VIII, “Meshari”, Prishtinë, 2014
  24. Gjyshja dhe mbesa, poezi për fëmijë, “Prishtina press”, 2015
  25. Rrëfimi për gërshërët, poezi, “Meshari”, Prishtinë, 2015,
  26. Gërshërët, poezi, “Meshari”, Prishtinë
  27. Ahmet Syla-Shtimja, monografi, “Meshari”, Prishtinë, 2016,
  28. Loti i padukshëm, poezi, “Meshari”, Prishtinë, 2016,
  29. Hije në mjegull, roman, “Meshari”, Prishtinë, 2016,
  30. Plis nën rrashtë, poezi, “Atunis”, 2016
  31. Orkide n’dritare, poezi, “Atunis”, 2017
  32. Ora e Gjergjit, poezi, “Meshari”, Prishtinë, 2018