Ali R. Berisha

Ali R. Berisha ka lindur në vitin 1942, në fshatin Qallapek të Pejës. Është shkolluar në Baran, në Pejë dhe në Prishtinë, ku ka kryer studimet për gjuhë dhe letërsi. Ka punuar në arsim, në gazetari dhe në administratë. Në vitin 1996 është larguar nga puna, nga regjimi serb, kur punonte si përkthyes. Pesë vjet më vonë drejtoria e gjimnazit “Luigj Gurakuqi” të Klinës i ofroi punë dhe aty ka dhënë mësim deri në vitin 2007, kur ka dalë në pension. Me shkrime letrare, gjuhësore e të tjera ka qenë aktiv që nga vitet e gjashtëdhjeta.

Ka botuar përmbledhjet e poezive:

Në fund, 1997

S’ka më po e zi, 2005

Poezi e lashtore, 2008

Agu e hap dritaren vetë, 2012

Rrjedhi e bardhë, 2017

Vëllimi i tregimeve:

Hijet e flladitshme të diellit, 2012

Vepra Fjalor i  fjalëve të reja, 2006

Aforizma nga autorë shqiptarë – në 5 vëllime (bashkautor), 2007-2012

Ndërkaq, në bashkautorësi me Sylë Osmanajn, ka botuar monografinë Trimi i mirë me shokë shumë, përkitazi me shfaqjen e dramës së Minush Jeros, me të njëjtin titull. Këtë dramë e kanë luajtur studentët-aktorë më 1967, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Ndodhet në botim një vepër tjetër e tij: Përmbledhja e recensioneve dhe e  shkrimeve të tjera, e cila i kushtohet Vitit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Është vepra e tij e 15-të.
Ka marrë disa herë shpërblime nga revistat letrare dhe nga klubet dhe shoqatat e shkrimtarëve në Prishtinë, Pejë dhe Klinë.
Jeton dhe vepron në Pejë.