AHMET PLLANA

Lindi më 7 prill 1953, në Bakshi të komunës së Obiliqit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen dhe studimet – gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Me shkrime letrare ka filluar të merret që në moshë të re. Poezitë e para i janë botuan në “Pionieri”, “Jeta e re”, “Zëri”, “Bota e re” etj. që nga viti 1972. Ka botuar poezi dhe tregime në shumë revista edhe në Republikën e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.
Ka punuar gazetar dhe redaktor në disa medie të shkruara dhe elektronike në Kosovë, si në “24 Orë”, “Koha Ditore”, Kosova sot”, “Kosovapress”, “Epoka e re”, “Lajm”, “News TV”, “Kosovapost”, “TV Kontakt” etj.

Deri më tani ka botuar këto vepra:

Kujtoj Mollën e Kuqe”, poezi, 2010
Hëna fle mbi antenë”, për fëmijë, 2011
Rrugëtimi i dritës”, poezi, 2012
Dashuri e vetmi”, poezi, 2013
Portreti në gjeth”, poezi, 2014
Buzëqeshje vjeshte”, poezi, 2015
Etja e ujit”, poezi, 2020
Jeta i takon atij që fal”, tregime, 2021
Kujtoj Mollën e Kuqe”, poezi, ribotim, 2022
Dashuri e vetmi”, poezi, ribotim, 2022

PSALMET ILIRE DRITËZOJNË

Psalmet ilire të pahumbura pa tretje
Odiseu Ilir s’ka vdekur tharë as tretur
Mos e fik dritën e qiriut
Rruzaret i ke ruajtur si sytë
Veronika të ka fryrë në vesh
Mos e digj shpirtin për eshtra

Po u tret mjegulla e territ
Çfarë do të bësh atëherë
Ku do t’i gjesh troket e kalit
Mos u mashtroni me idhuj demonësh
As me lekët e Spartës së djegur
Psalmet Ilire shkatërrojnë sfidat e kohës.

Hapni sytë e qartë shikoni dritën
Terrin hidheni tejdeti si skarpë
Porositni psalmet Ilire pa ndrojtje

Tretur në vorbullën e durimit e heshtjes
Nuk jemi njerëz pa ndjenja
Kemi dashuri për ritëm dritë e rritë        

Ne qëndruam për ty me durimin në gji
Me vuajtjet e ndrydhura të tokës e qiellit
Si në mesjetë me teke miope djallëzore
Megjithatë ecim rrugës së psalmeve ilire
Yni Abraham prehu i qetë n’kopshtin parajsë
Të pagëzuar me emrin liri Ilire