AGIM H. BERISHA
Lindi me 1.1.1950 në fshatin Berishë të Drenicës.
Ka mbaruar gjuhën e letërsinë shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.
Ka punuar në disa shkolla të mesme në Ferizaj.
Është anëtar i Kryesisë së LSHK-së.
Jeton dhe vepron ne Ferizaj.
Deri tash ka botuar vëllimet poetike:

Heshtje e vrare, poezi, SHB “Rilindja”, Prishtinë, 1994

Diçka është ngatërruar, poezi, “Gutenberg”, Prishtinë, 1997

Ku takohen stinet, poezi, Gazeta “Rilindja”, Prishtinë, 1998

Etje e kallur, poezi, SHB “Gjon Buzuku”, 2007

Buzëqeshje për ty, poezi, LSHK, Prishtinë, 2011

KRISMA E MARSIT

Askush
S’mund të ikën nga biografia e vet
E bardha bardh

Zi e zeza terr
Kosova
Portreti i atdheut të lodhur
Uratat

Fëshfërinin mallkimet
Hije pikëllimi kronikat e zeza
Ethe kishin ditët

Malet numëronin plagët varret
Fjala e pushka i ka hije kullës
Riti ynë i moçëm

Shkrumb shtëpitë
Flakë digjeshin librat britmat
E zanoreve prekën qiellin

Krisma e marsit
Tejpërtej i ra globit
Shpërgjumi perënditë

Kujtesa e fundshekullit
Muze i dhembjes dhembja

Tragjika ime
Njëqind vjet udhë

Herë përndizej lirika
Herë kallesha unë
Unë të mos vdisja