Agim Desku lindi më 25.8.1957 në Siqevë, KK Klinë. Shkollën fillore e kreu në Ticë, KK Skënderaj (klasën e parë fillore), pastaj në Ujmir, gjimnazin në Klinë, SHLP – gjuhë dhe letërsi shqipe në Gjakovë.

Ka botuar këto vëllime poetike:

Pëshpëritje drite, poezi, “Shkëndija”, Pejë, 1995
Kënga e Pranverës, poezi, “Drini graf”, Klinë, 1996
Në cilin varg mbes, poezi, “Dukagjini”, Pejë, 2007
Dua të pi verë, poezi, “Vllamasi”, Tiranë, 2011
Vargje mbi lot (Dedikuar dhembjes dhe plagës së ndarë në dysh – atdheut)
Monografi për mësuesin Tahir Abazi Berisha, 2015
Këngë ilirishte, 2015
Rrëfej Diellit, Athinë, 2015 (përkthyer në gjuhën greke)
Heshtjet vrasin, 2016, “Meshari”, Prishtinë
Anatemë e pathënë, 2017
Universi poetik, 2017
Fishtiane, poezi, “Meshari”, Prishtinë 2017

Çmimet letrare

2011 Çmimi i parë për poezi, konkursi letrar “Të rinjtë e Çamërisë”
2012 Çmimi i parë për poezi – “Të rinjtë e Çamërisë”, Poet nderi
2011 Çmimi i tretë – “Flaka e Janarit”, Gjilan
2012 Personalitet i vitit 2012, Vlorë, Kongresi i rrjetit të gruas shqiptare
2014 Çmimi i parë për poezi – “Flaka e Janarit”, Gjilan
2014 Çmimi i parë në konkursin letrar, “Poezia del Poopuli”, Milano, Itali
2016 Poet nderi – Abeceja poetike, Sfilare, Shkup
2017 Çmimi “Bardi I”, TL “Esat Mekuli”
2017 Çmimi i parë për poezi – konkursi i Bibliotekës së qytetit, Ferizaj
2017 Çmimi i parë – Sofra poetike “Ymer Elshani”, Drenas
2017 Ambasadori i poezisë në botë – Dante Maffia

BIJTË E DIELLIT

Nëse lindëm dje në ferrin e fjalës së burgosur
Sot përse vrasim lirinë kaq shumë të pritur
Ç’faj kemi se erdhëm në jetë si bijtë e Diellit
Të njëjtën kohë ngritëm gotat dhe ecëm tehut të shpatës
Të burgosur mund të më mbajë heshtja jote
Mund edhe të më burgosë sepse jam i kalitur
Kur me sy armiku e shikon botën time
Ke të drejtë se mbeta i prangosuri i fjalës
Nuk u bëra donzhuan i dashurisë së marrë
E dua besën e shqipeve dhe nuk di të tradhtoj
Ndoshta kjo një ditë më le të vetmuar në jetë
Por erdhëm në jetë si bijtë e Diellit
Nëse e prishëm virgjërinë e tokës e të Evës
Atëherë jemi mëkatarë të barabartë me Adamin