Ajet Shala lindi më 1959, në fshatin Kopiliq, KK Skënderaj. Shkollën fillore e kreu në Turiçec, ndërsa gjimnazin në Skënderaj, kurse Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinë. Është gjeneratë e viteve të ‘80-ta, aktivist dhe pjesëmarrës i dalluar në çështjen kombëtare dhe në demonstratat e vitit 1981.
Pas diplomimit në juridik, një kohë si i papunë dhe me ndërhyrjen e Serbisë në  sistemin kushtetues në vjeshtën e vitit 1989 detyrohet të largohet nga atdheu për në mërgim, në Zvicër. Nga viti 1990 është kontribues shumë i dalluar në çështjen kombëtare, në veçanti në vendlindje dhe në komunën e Skënderajt.
Në verën e vitit 2012, organizoi tryezën shkencore në Skënderaj për heroin që sfidoi historinë, Milosh Nikollë Kopiliqin dhe bëri rindërtimin e inaugurimin e Bunarit të Milosh Kopiliqit në Kopiliq të Ulët, i vjetër që nga viti 1350.
Jeton në Zvicër.

Ka botuar këto vepra:

  1). “NË KRAHËT E MJELLMËS”, poezi, KL “Vorea Ujko”, Klinë, 2013
2). “ATDHEU BRENDA VETES”, poezi, SHB “Era”, Prishtinë, 2013
  3). “PLISI I DHEUT DARDAN”, poezi, SHB “Era”, Prishtinë, 2013
  4). “LIRICHE DEI MONTI” (“Lirika e bjeshkëve”, italisht), poezi,
SHB “Era”, Prishtinë, 2014

 5). “KODI I URËS”, poezi, SHB “Era”, Prishtinë, 2014
 6). “ANTOLOGJI PËR ÇLIRIMTARËT: ILAZ KODRA E 
ANTIGONA FAZLIU”, poezi, SHB “Era”, Prishtinë, 2014

 7). “KROI I FJALËS”, poezi, SHB “Era”, Prishtinë, 2015
8). “ANTOLOGJI IDEALIT TË DËSHMORIT SEJDI KRALANI          “BALLISTI”, poezi, SHB “Era”, Prishtinë, 2015

9). “NË KRAHËT E MJELLMËS”, poezi (ribotim), SHB “Era”, Prishtinë, 2015
10). “BISEDË ME ATDHEUN”, poezi, SHB “Era”, Prishtinë, 2016
11).”RRAPI ARBËROR”, poezi, SHB “Era”, Prishtinë, 2016
12).“DRITË SHKRONJASH”, poezi, SHB “Era”, Prishtinë, 2017
13).“DETI I VARREVE”, poemë, SHB “Era”, Prishtinë, 2018

Gjithashtu autorit i janë botuar punime në shumë antologji, në revista e gazeta në forma të ndryshme. Është ndër krijuesit më aktivë të viteve të fundit në lëvrimin e vargut.