Abdurrahman Llumnica

Abdurrahman Llumnica lindi në fshatin Barilevë të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në Breznicë, kurse gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë. Studimet universitare dhe pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin Filozofik, Dega e Pedagogjisë, të Universitetit të Prishtinës, si dhe Programin Avansues të Pedagogëve në Fakultetin e Edukimit të UP-së. Ka titullin master i pedagogjisë. Ka kryer trajnime të shumta nga fusha e edukimit, e arsimimit dhe e mësimdhënies.
Punën si mësues e filloi në SHF “Naim Frashëri” të Breznicës së Obiliqit. Vazhdoi të punojë në SHFM “Zenit” në Prishtinë, pastaj në SHFMU “Drita” të Majacit, ndërsa tash punon në SHFMU “Ilir Konushevci” të Llugës së Podujevës.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Ka botuar disa shkrime profesionale në revista shkencore.

Deri tash botuar këto vepra:

“Shkronjat festojnë”” (2013, dhe dy ribotime, 2016).

“Buzëqeshja e ëmbël me dhëmbë të mirë” (2015).