ABDULLAH TROSHUPA

Lindi më 26.11.1953 në Ribar të Madh të Lipjanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen dhe Fakultetin e Filologjisë, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, në Unversitetin e Prishtinës. Me krijimtari letrare ka filluar të merret që nga viti 1972.
Shumicën e vjershave i ka botuar në gazeta dhe revista të Republikës së Kosovës dhe të asaj të Shqipërisë.

Ka botuar këto vepra:

“Porosia e vëllait”, poezi për fëmijë dhe të rinj, Prishtinë, 1995

“Dallgët e shpresës”, 2006

“Cigareshitësja”, dramë për fëmijë, 2008

“Kush më solli në jetë”, 2011

“Një det kujtimesh”, 2016

“Ora e gjyshit”, poezi për fëmijë e të rinj, 2017

Është kryetar i klubit letrar “Fazli Grajçevci” të Lipjanit. Është redaktor i revistës letrarer “Aurora”. Është profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në SHFMU “Hasan Prishtina” të Llugaxhisë së Lipjanit.