Festivali ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik”, Prishtinë – Prizren – Kukës, 9-10.6.2018
Festivali ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik” mbahet për çdo vit më 9-10 (11) qershor në Prishtinë – Prizren – Kukës.
Festivali përmban sesionin letrar, Vepra e hapur – përurime letrare, pikat e poezisë Lira magjike, Ora e Lidhjes dhe Valët e Drinit, si dhe pika muzikore e artistike.
Festivali jep çmimet letrare Metafora 1, 2 e 3, Vepra letrare etj.
Deri tash janë mbajtur 8 edicione të këtij festivali, ku kanë marrë pjesë poetë nga Shqipëria etnike e diaspora dhe poetë ndërkombëtarë nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Turqia, Kroacia, Izraeli etj.
Lira magjike – Prishtinë
Ora e Lidhjes – Prizren
Valët e Drinit – Kukës