METAFORA nr.2, shtator 2018
Sot ka dale nga shtypi revista letrare “ Metafora” nr.2, shtator 2018, ndërsa nesër shpërndahet në tregun e Kosovës. Ky është numri i 25-të i kësaj reviste, që botohet nga nëntori 2010 nga Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës.
Ky numër i revistës përmban kryesisht krijime letrare nga FNP “Drini poetik” 2018 dhe Akdemia letrare për Adem Demaçin.
Nga sesioni letrar “ Muza e Skënderbeut si frymëzim letrar- artistik” janë botuar kumtesat e prof. dr. Shyqri Galicës, prof.dr. Emin Kabashit, Nikolla Spatharit, mr. Arben Veselajt dhe Kujtim Matelit.
Janë ribotuar edhe një sërë poezish për Gjergj Kastriotin nga poetë shqiptarë dhe të huaj.
Proza artistike përmban fragmente nga romani “Skënderbeu” i Sabri Godos dhe romani “Simboli i humbur” i Dan Brownit, si dhe një tregim të Dhurata Hotit.
Janë imteresante esetë nga akad. Rexhep Qosja, Adem Demaçi, prof.dr. Blerim Latifi, Albina Idrizi, Fitore Rubovci, Abdyl Kadolli, Vera Istrefaj dhe Drita Lushi.
Në këtë numër të revistës janë botuar cikle poetike nga Zef Skiro di Maxho, Muhamed Kërveshi, Lida Lazaj, Ilir Shaqiri, Hydajet Hyseni, Xheladin Çitaku, Agim Desku, Reimer Eilers, Havzi Nela, Naxhije Doçi, Shaban Pllana, Maxhun Osmanaj dhe Halil Xani, poezitë me çmimet “Metafora, si dhe shumë poezi kushtuar simbolit të lirisë Adem Demaçi.
Me recensione letrare prezantohen prof.dr. Zejnepe Alili- Rexhepi, prof.dr. Sali Bytyçi, mr. Migena Arllati, prof.dr. Eshref Ymeri etj.
Në ballinë të revistës qëndron portreti i Adem Demaçit, pikturë e Albana Ejupit, ndërsa në kopertinën e pasme monumenti i heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci, skulpturë e Ylber Krasniqit në Drenas.
Revista përmban edhe foto nga festivali “Drini poetik”dhe Lamtumira e Demaçit, si dhe piktura e vizatime ilustruese.
Vetëm kur të lexohet revista “Metafora”, mund të shijohet vlera e saj.
Çmimi është vetëm 1 euro.
Punimet për botim në revistën “Metafora” dërgohen në emailin:
metafora-lshk@hotmail.com
Revista “Metafora” tani mund të lexohet edhe në faqen ueb të internetit:


